Çavi shpalos dy objektivat e Barcelonës për këtë sezon

" "

Trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez, gjatë konferencës për shtyp në prag të sfidës ndaj Gallatasarait në Ligën e Evropës, foli edhe për objektivat në këtë sezon dhe për negociatat e rinovimit me Gavi dhe Araujo.

“Janë dy. Objektivi i parë është kualifikimi në Ligën e Kampionëve, ndërsa i dyti është fitimi i Ligës Europa. Dy objektiva që mund t’i përmbushim vetëm duke bërë mirë në La Liga. Kampionati duhet të jetë për ne termometri, për të kuptuar nëse puna që po bëjmë është e duhura dhe se mund të garojmë sërish në fushën ndërkombëtare”.

Trajneri i Barcelonës tha edhe disa fjalë edhe për kundërshtarin e radhës, skuadrën e Gallatasarait.

“Është një ekip kompakt. Domènek Torrent i ka bërë turqit më kompaktë që nga drejtimi i tij. Gallatasarai është një kundërshtar që sigurisht mund të na e komplikojë rrugën. Ne duhet të jemi shumë mirë, ta bëjmë kundërshtarin të vuajë kur nuk e ka topin,” tha mes tjerash Çavi.

Përballja Barcelona – Gallatasaraj do të zhvillohet në stadiumin “Kamp Nou” në orën 21.00.

LEXO EDHE:

Back to top button