Çavi tenton të bind mesfushorin e Man. Sitit të zbarkojë në “Kamp Nou”

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, trajneri i Barcelonës, Çavi, kërkon të sjellë me çdo kusht në “Camp Nou” mesfushorin gjerman Ilkaj Gundogan. Kontrata e 32-vjeçarit gjerman me origjinë turke, që luan me Man. Sitin, skadon në fund të këtij sezoni, ndaj ai mund të largohet me koston zero.

Duket se “qytetarët”i nuk do t’i rinovojnë kontratën mesfushorit, ndaj Barcelona është gati ta rrëmbejë, duke i ofruar një kontratë 2-vjeçare, me opsion për ta rinovuar për një sezon të tretë. Sipas Çavit, mesfushori gjerman do të ishte një lojtar i rëndësishëm për skuadrën e tij.

Mediat spanjolle sqarojnë se Çavi ka kontaktuar vetë me Gundogan, duke e telefonuar për ta bindur për projektin e tij dhe për ta sjellë në Spanjë. Gundogan luan që prej vitit 2016 në Premier Ligë, ku ka fituar gjithçka me Man. Siti, ndaj përvoja e tij do të ishte një armë më shumë për Barcelonën dhe Çavi-n.

LEXO EDHE:

Back to top button