Çavushoglu: SHBA nuk i’a tregon të vërtetën kombit të vet për Sirinë

 Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Çavushogllu, sot e akuzoi administratën e SHBA-së se nuk ia tregon të vërtetën kombit, derisa i dërgon letra Kongresit lidhur me vendimin për vazhdimin e urdhërit ekzekutiv kombëtar për Sirinë, njofton Anadolia.

Çavushogllu në Ankara ka realizuar takim me kolegun venezuelas, Feliks Plasencia, ndërsa pas takimit, në fjalimin para gazetarëve, tha se administrata amerikane i ka përsëritur akuzat e pabazuara ndaj Turqisë dhe se këtë e bën për shkak të bashkëpunimit dhe përkrahjes së JPG, degës siriane të PKK-së.

“Në vend që ta kritikojnë Turqinë, SHBA-ja duhet ta braktisë politikën e saj të gabuar dhe duhet të jenë më të sinqertë ndaj popullit amerikan dhe kongresit të tyre”, tha Çavushogllu.

Shefi i diplomacisë turke tha se Turqia e din se prania e SHBA-së në Siri nuk është për shkak të luftës kundër SHI-së, pasiqë vetëm ushtria turke luftuar kundër kësaj organizate terroriste dhe në atë luftë janë vrarë rreth 4.000 terroristë, njofton Anadolia.

LEXO EDHE:

Back to top button