Çeferin kanos sërisht Realin, Barcelonën dhe Juventusin me përjashtim nga Champions

Kreu i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Aleksander Çeferin, përdor çdo mundësi mediatike për të sulmuar gjigantët spanjollë dhe italianë si Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, tre klubet që nuk kanë hequr dorë ende nga ideja për të formuar “SuperLigën e Evropës”.

Slloveni kërcënoi sërish dhe tha se ka shumë mundësi që “mbretërit”, katalanasit dhe “biankonerët” të përjashtohen nga Liga e Kampionëve.

“Vendimi i gjykatës në Madrid mund të apelohet. Kur procesi të përfundojë, ne mund të veprojmë. Çdo klub mund të dënohet, edhe ai që fiton Ligën e Kampionëve.

Joaktiv? Sigurisht që është e mundur. Do të vendoset nga Komisioni i Pavarur Disiplinor i UEFA-s”, tha Ceferin, i cili tha se rregullat vlejnë për të gjithë.

 

“Rregullat janë të njëjta për të gjithë. Dhe nëse komentoj atë që njerëzit thonë çdo ditë.Ata ankohen gjithashtu se UEFA fiton miliarda, ndërsa 93.5% e të ardhurave shkojnë për klubet. Si e shpjegoni këtë nëse askush nuk ju dëgjon?

“Besojeni apo jo, por të gjitha klubet trajtohen njësoj, qofshin ato nga Sllovenia, vendi im apo janë emra të mëdhenj të futbollit evropian”, tha mes tjerash slloveni.

LEXO EDHE:

Back to top button