Kamçev ka ndërruar adresën nga Shkupi në Ohër

Kamçev ka ndërruar adresën nga Shkupi në Ohër

Kreu i prokurorisë, Ljubomir Joveski, tha se nga mediat ka marrë vesh se biznesmeni Orce Kamçev ka ndërruar adresën nga Shkupi në Ohër.

Sipas Joveskit, në bazë të marrëveshjes për një pjesë të rastit “Perandoria” Kamçevit i ndërpriten të gjitha masat e kujdesit në këtë rast, si dhe ndalesa e daljes nga Shkupi, shkruan Alsat.

Tani gjykata në Ohër e ka radhën të veprojë lidhur me akt referimin e Kamçevit që ai të nis ta vuajë dënimin me burg me shumë gjasa në Strugë, ku burgu është i tipit të hapur.

Por, Joveski thotë se me ndryshimin e adresës së vendbanimit të Kamçevit dhe partnerit të tij të biznesit Nenad Josifoviq, marrëveshja nuk është manipuluar. (Deklaratë)

“Në përgjithësi as prokuroria dhe as gjyqësori nuk është manipuluar në pjesën e lidhjes së marrëveshjes. Në lidhjen e marrëveshjes janë marrë parasysh të gjithë elementët e përgjegjësisë penale të paditësve, me faktin se ata janë shpallur fajtorë, janë dënuar me burgim, si dhe u është marrë fitimi nga pasuria bërë në mënyrë të kundërligjshme. .”, tha Ljubomir Joveski, prokuror Republikan./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button