“Rasti me një pjesë të pronës së ALSAT është dëshmi e paaftësisë së punonjësve të institucioneve”

“Rasti me një pjesë të pronës së ALSAT është dëshmi e paaftësisë së punonjësve të institucioneve”

Gazetar: Ile Petrevski

Rasti i hapësirave afariste të televizionit Alsat është dëshmi klasike e paaftësisë së stafit që punon në institucionet shtetërore, vlerësojnë ekspertët.

Një lëshim i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar dhe pa përgjegjësi për disa institucione, thotë konsulenti ekonomik Sinisha Pekevski në emisionin Magazina Ekonomike në Alsat.

Ky është një mesazh i keq që u dërgohet të gjithë investitorëve potencialë në Maqedoni.

“Të lejosh një rast të tillë, të blesh diçka me dokumente të pastra dhe të vijë dikush të të thotë që nuk është e jotja, se kemi bërë gabim – nuk kemi koment. E drejtë e garantuar me kushtetutë është e drejta e pronësisë private. Çfarë mesazhi u dërgoni investitorëve, institucioneve, të gjithë atyre që duan të jetojnë apo punojnë në Maqedoni?!”, tha Sinisha Pekevski  – Konsulent biznesi.

Pas publikimit të storjes për pronën e televizionit Alsat, në redaksi nisën të mbërrijnë letra nga qytetarë dhe kompani që kishin probleme të ngjashme apo të njëjta me ato të televizionit.

Të pafuqishëm dhe të dëmtuar, ata kërkojnë ndihmë nga redaksia e Alsat-it për ta dëshmuar drejtësinë para institucioneve gjyqësore vendase dhe ndërkombëtare./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button