Zelensky: Dëshira e Ukrainës për të negociuar me Rusinë zhduket pas çdo masakre

Zelensky: Dëshira e Ukrainës për të negociuar me Rusinë zhduket pas çdo masakre

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paralajmëroi se durimi i Kievit po mbaron për zhvillimin e negociatave me Rusinë, duke pasur parasysh dëshmitë në rritje të mizorive të kryera nga ushtria ruse.

“Ne jemi të gatshëm t’i zhvillojmë këto negociata, këto bisedime, derisa nuk është shumë vonë. Me çdo Bucha të re, me çdo Mariupol të ri, me çdo qytet të ri ku ka dhjetëra të vdekur, rastet e përdhunimeve, me çdo mizori të re, dëshira dhe mundësia për të negociuar zhduket, si dhe mundësia e zgjidhjes së kësaj çështjeje në mënyrë diplomatike”, ka deklaruar Zelenksy.

Presidenti ukrainas shprehu gjithashtu vendosmërinë e tij se Kievi do të fitojë luftën dhe do të marrë përsëri të gjitha territoret që i përkasin Ukrainës. Ai përsëriti nevojën që Ukraina të anëtarësohet në Bashkimin Europian, duke bërë thirrje për hapa konkretë.

“Ukraina vetëm do të forcojë shtetet e tjera, ushtria jonë ka demonstruar aftësitë e saj. Njerëzit tanë e kanë treguar forcën,” tha Zelensky.

LEXO EDHE:

Back to top button