Çeferin mirëpret largimin zyrtar të Man. Sitit nga Superliga

" "

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, ka reaguar pas largimit të Man. Sitit nga Superliga e re. Ai ka thënë se ndjehet i kënaqur për largimin e Man. Sitit nga kjo ligë dhe madje i ka uruar ‘rikthimin’ në familjen evropiane të futbollit.

 

 

“Unë jam i kënaqur të mirëpres Man. Sitin përsëri në familjen evropiane të futbollit. Ata kanë treguar inteligjencë të madhe në dëgjimin e shumë zërave për një largim të tillë,  më së shumti tifozëve të tyre. Jam i lumtur që do të punojë me ta në të ardhmen”.

Klube të shumta evropiane raportohet të jenë larguar nga Superliga, mirëpo vetëm Man. Siti është deklaruar zyrtarisht.

LEXO EDHE:

Back to top button