Çeferin në UEFA deri në vitin 2027, kur edhe i skadon mandati

Njeriu i parë i shtëpisë më të madhe të futbollit në Europë, UEFA, Aleksandr Çeferin ka dhënë një informacion të rëndësishëm gjatë kongresit të mbajtur në Paris.

Çeferin paralajmëroi se nuk do të jetë më pjesë e UEFA-s pas vitit 2027, kur edhe i skadon mandate. 56-vjeçari gjatë vitit 2016 ishte emëruar president i UEFA-s dhe ishte i shtati në historinë e kësaj shtëpie. Ai mori 42 vota duke e mposhtur kundërshtarin e tij, Mihael van Praag.

Edhe pse ishte raportuar se Çeferin do të kandidohet sërish për president, ai gjatë Kongresit të UEFA-s tregoi se nuk e ka ndërmend të vazhdoj të ushtrojë këtë detyrë, pas vitit 2027. /Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button