Çellsi “deklason” Vllazninë, Broja në mesin 400 tifozëve shqiptarë në Londër

Vllaznia ka luajtur mbrëmë në Londër, ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve për femra përballë skuadrës së Çellsit.

Ekipi shkodran është mundur me rezultatin e thellë 8-0, ku në fakt nuk është se pritej ndonjë surprizë, përballë një prej ekipeve më të mira të femrave në Europë. “Poker” golash shënoi Kerr, “het-trick” për Harder dhe një Stitkova.

Në stadium ishin rreth 400 tifozë shqiptarë që herë pas here krijonin atmosferë fantastike me thirrjet “O sa mirë me qenë shqiptar”. Në stadium për të mbështetur vajzat “kuqeblu” ishte edhe Armando Broja me familjen e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button