Çellsi dërgon dokumentet zyrtare për Zhill Kounde

Skuadra e Çellsit i ka dërguar dokumentet skuadrës së Seviljës, për të përfunduar lëvizjen e tyre për mbrojtësin Zhull Kounde. Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, “Blutë” kanë dërguar ofertën prej 55 milionë stërlina apo 65 milionë euro për francezin.

Klubi londinez ka rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare me lojtarin dhe dëshiron të mbyll marrëveshjen përpara se Barcelona të ofrojë për të. Këto dy skuadrat kanë qenë dy kandidatët kryesorë për francezin 23-vjeçar gjatë gjithë verës. Kounde pritet gjerësisht që ai të largohet nga Sevilja, klub ku u bashkua në verën e vitit 2019 dhe që atëherë është bërë një nga qendërmbrojtësit më të mirë në lojën evropiane.

Sevilja nuk mund të plotësojë më ambiciet e tij dhe ai dëshiron t’i bashkohet një klubi të nivelit të lartë, i aftë për të luftuar për trofe të mëdhenj

Dhe Barcelona dhe Çellsi mund ta ofrojnë këtë. Të parët kanë lëvizur në mënyrë agresive këtë afat kalimtar veror për të forcuar skuadrën e tyre, duke sjellë Frank Kesi, Andreas Kristensen, Rafinja dhe Robert Levandovski.

Këta të fundit fituan Ligën e Kampionëve në sezonin 2020/21 dhe drejtohen nga një prej trajnerëve më të mirë të futbollit, Tomas Tushel.

LEXO EDHE:

Back to top button