Çellsi do të harxhojë 150 mln euro për blerjen e mbrojtësit

Kampioni aktual i Evropës, Çellsi, ka nismë të mirë të sezonit në Angli dhe Evropë, duke paralajmëruar se do ët kërkojë të gjithë trofetë e mundshme. Këtë gjë e konfirmoi trajneri Tomas Tuhell, ndërsa në krijimin e sukseseve të reja , do ti ndihmojë edhe pronari Roman Abramoviç, i cili planifikon që të blejë Matij de Lihtin nga Juventusi. Mediat angleze raportojnë se “blutë” në verën e vitit të ardhshëm do të blejnë De Lihtin, që ka kontratë valide me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2024.

Mirëpo holandezi ka klauzolë me të cilën mund të largohet nga Torino për 150 mln euro. Transferimi do të varet edhe qëndrimi ose largimi i Antonio Rudigerit, pasi që për të janë interesuar Real Madridi, PSZH dhe Bajern Munihu.

Çellsi pas 5 javëve të Premierligës, ka arkëtuar 13 pikë, aq sa ka edhe Liverpuli dhe Man. Junajtedi.

LEXO EDHE:

Back to top button