Zjarr dhe tym në deponinë e Bukovës, reagojnë banorët

Tym i zi ka filluar të përhapet përsëri nga deponia ilegale e Bukovës ku Ohri i hedh mbeturinat me vite. Banorët e vendbanimeve pranë deponisë, të kontaktuar nga Alsat ankohen se jeta e tyre bëhet e padurueshme. Thonë se në deponi zjarret paraqiten vazhdimisht, duke ndotur ajrin, ujërat dhe tokën.

Ajo që më befasoi për të keq është se situata në deponi është shumë më e keqe sesa situata me deponinë e Strugës. Deponia e Bukovës është shumë më e madhe. Tani për tani, ne jemi në negociata për fillimin e një procedure të ngjashme gjyqësore, si për atë të iniciuar për deponinë ilegale të Strugës – tha Gligorie Qatoski- aktivist civil.

Drejtori i ndërmarrjes komunale të Ohrit, Lupço Gërdanoski, pohon se zjarri aktual është ndezur qëllimisht. Edhe para disa ditëve kishte një zjarr, por i njëjti u shua të premten.

Dy ditë pas çdo shuarje të deponisë, ajo ndizet përsëri. Ne nuk kemi kushte për të ofruar monitorim 24 orë sepse në deponi nuk ka rrymë – u shpreh Lupço Gërdanoski- drejtor i NPK Ohër.

Ndryshe, sipas rekomandimeve të UNESCO -s, deponitë pranë Bukovës, por edhe ajo në hyrje të Strugës duhej të ishin mbyllur vitin e kaluar. Por kjo nuk ndodhi sepse shteti ende nuk ka zgjidhje për ndërtimin e deponisë së planifikuar rajonale. Kishte disa zjarre në Bukovë edhe këtë verë. Inspektorati shtetëror i mjedisit sanksionoi dy herë ndërmarrjen publike komunale me gjoba prej 6000 eurove dhe 800 eurove personit përgjegjës sepse nuk është zbatuar urdhri për mbulimin e deponisë me dhe.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button