Kandidatët për kryetar të Çairit sonte përballë njëri-tjetrit në #Programi200
Mbrëmë partitë politike kanë filluar fushatën zgjedhore, për zgjedhjet lokale 2021 në Maqedoninë e Veriut.
Sonte #Programi200 sjellë ballafaqimin e parë ndërmjet kandidatëve për kryetar të Çairit.
Janë tri parti politike që janë pjesë e këtij debati, derisa pak para fillimit të emisionit u hodh short se cili do të flasë i pari.
Në #Programi200, sonte do të përballen: Visar Ganiu – BDI, Bekim Sali – ASH/Aletrnativa dhe Kastriot Rexhepi – Lëvizja Besa.
Na ndiqni sonte me fillim nga ora 21:45 në Alsat – #Programi200 me Nazim Rashidin./ Alsat.mk








