Xhakën e pret një mungesë e gjatë nga terreni i gjelbër

Futbollisti shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka marrë edhe një lajm të hidhur. “Topçinjtë” janë të detyruar të luajnë pa Xhakën për shkak të lëndimit të keq. Pas një përplasjeje gjatë derbit të Londrës Veriore kundër Tottenham, Graniti pësoi një këputje të ligamentit të brendshëm në gjurin e djathtë.

Testet mjekësore kanë zbuluar verdiktin sot, që kurrë nuk do donin ta dëgjonin tek Arsenali. Për Xhakën, një ndalesë prej rreth 6-8 javësh. Kujtojmë se mesfushori kishte qenë prej kohësh objektiv merkatoje i Romës, i kërkuar me ngulm nga Hoze Mourinjo.

Sidoqoftë, transferimi nuk u krye dot për shkak të kërkesave shumë të larta financiare të klubit londinez. Më pas, lojtari shqiptar, kapiten i kombëtares së Zvicrës, vendosi të rinovojë kontratën e tij me Arsenalin.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button