Çellsi edhe një hap më afër fazës së dytë në Champions

" "

Skuadra e Çellsit mposhti Malmon me rezultat minimal 0-1, në kuadër të javës së katër të garave në grupe në Ligën e Kampionëve.  Që nga fillimi anglezët ishin dominues në të gjitha aspektet në kërkim të golit të avantazhit. Pavarësisht tentimeve të shumta, pjesa e parë u mbyll pa gola 0-0.

Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e ngjashme me “The Blues” që vazhduan me sulme, ndërsa ndeshja u zhbllokua në min e 56′ kur realizoi Hakim Ziyeç pas asistimit të Kallum Hudson-Odoi. Çellsi edhe në vazhdim pati disa mundësi shënimi, por që nuk i konkretizoi dhe ndeshja u mbyll 0-1.

Me këtë fitore tani skuadra angleze, ka 9 pikë në vendin e dytë në Grupin H, ndërsa Malme mbetet e fundit pa asnjë pikë.

Në duelin tjetër që u luajt në të njëjtin orar, Volsfburg ka arritur të mposht Salzbugun me 2-1. Baku (3′) dhe Nmecha (60′) kanë shënuar për Volfsburg, ndërsa Vober (30′) ka barazuar përkohësisht shifrat për Salzburg.

LEXO EDHE:

Back to top button