Kampioni i Evropës kërkon sulmuesin shqiptarë të Viteses
Me 11 gola në 36 ndeshje në kampionatin holandez me skuadrën e Viteses, Armando Broja, ka tërhequr vëmendjen e trajnerit të Çellsitt, Tomas Tushel, që duket se ka vendosur të rikthejë në “Stamford Bridge” sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë.
Olivier Zhiru ka vendosur të largohet pasi i përfundoi kontrata dhe Tammy Abraham nuk gëzon besimin e trajnerit gjerman dhe në këto kushte skuadra londineze po kërkon zgjidhjen brenda shtëpisë, pasi ka pronësinë e kartonit të Armando Brojës.
Aktualisht Broja është i grumbulluar me Shqipërinë U21 për ndeshjen me Andorrën dhe më pas do t’i bashkohet Shqipërisë së Rejës për miqësoren ndaj Republikës Çeke.
Sulmuesi 19-vjeçar pritet të takohet me drejtuesit e Çellsit, që janë gati t’i ofrojnë një kontratë të re, për të blinduar sulmuesin shqiptar për të paktën 4 sezonet e ardhshme.
Objektivi i kampionëve në fuqi të Europës është që të afrojnë një sulmues me peshë si Lukaku apo Heri Kejn në “Stamford Brixh”, ndërsa Broja do të jetë zëvendësuesi i parë i tij, për t’u përfshirë gradualisht në formacion.