Lideri i grupit Boko Haram ka vdekur, thonë rivalët
Lideri i grupit militant në Nigeri, Boko Haram, Abubakar Shekau, ka vrarë veten, kanë thënë rivalët militantë në një audio-incizim.
Në materialin e siguruar nga agjencitë e lajmeve, Shteti Islamik Provinca e Afrikës Veiore (Iswap) ka thënë se Shekau ka vdekur pasi ai ka vendosur lëndë shpërthyese në trupin e tij.
Sipas grupit, ngjarja ka ndodhur pas përleshjes mes militantëve të të dyja formacioneve.
Shekau është raportuar i vdekur muajin e kaluar, si dhe i vrarë tash e një kohë.
As Boko Haram, as Qeveria e Nigerisë nuk kanë konfirmuar vdekjen e tij.








