“Klipers” thyen Dallasin, Atlanta befason Filadelfinë

Skuadra e Los Anxhelos Klipers u kualifikua në gjysmëfinale të Konferencën së Perëndimit, pasi që mundën Dallasin me rezultat 126-111, në sfidën e 7-të të “Play Off”-it. Te vendasit më efikas ishte Leonard me 28 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa te skuadra e Dallasi, u dallua Luka Donçiç me 46 pikë, por të pamjaftueshme për të shënuar fitore. KLipersat kualifikohen në rrethin tjetër, ku i pret skuadra e Juta Xhazit.

Ndërkohë Atlanta Hoks, fitoi ndeshjen e pare të gjysmëfinales në Konferencën e Lindjes, duke mundur në transfertë Filadelfinë me rezultat 128-124. Te Atlanta u dallua Tre Jang me 38 pikë, ndërsa Bogdanoviq shtoi edhe 21 pikë. Ndërkohë “Sixers”-at, më të mirët ishin: Xhoel Embiid me 39 pikë dhe Set Kerri që shtoi 21 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button