Çellsi konfirmon lëndimin e Xhejmsit dhe mungesën nga terrenet e gjelbra

Çellsi përmes një komunikate zyrtare e ka konfirmuar shkallën e lëndimit të mbrojtësit të krahut të djathtë, Ris Xhejms.

Ky i fundit iu nënshtrua skanimeve gjatë ditës së djeshme, pasi u zëvendësua gjatë pjesës së dytë të fitores 2:0 kundër Bournemoutit në Premier Ligë, për shkak të një lëndimi në gju. Rezultatet e skanimit e kanë konfirmuar një lëndim për 23-vjeçarin, ku Xhejms tani do të jetë jashtë fushave të gjelbra deri në një muaj.

Kujtojmë që anglezi sapo i rikthye nga një lëndim në ndeshjen e parë të Premier Ligës pas pushimit të Botërorit, dhe pësoi lëndim sërish.

LEXO EDHE:

Back to top button