Çellsi, largon 5 futbollist për yjet e reja

Gjithçka ka ndryshuar te skuadra e Çellsit, nën pronësinë e tyre të re, dhe disa lojtarë mundet që shumë shpejt të largohen nga “Stemford Brixh”.
Trajner Tomas Tushel do të mbështetet shumë nga Tod Boehly, pas largimit të Romelu Lukakut, një mbërritje mbresëlënëse për rreth 115 milionë euro vetëm verën e kaluar, duke iu treguar dera e daljes. As ai nuk do të jetë i vetmi që do të largohet, me eksodin në vazhdim.
Sezonin e ardhshëm, “blutë” nga Londra me siguri do të mburren me një sërë emrash të rinj nga pjesa e përparme deri në fund të ekipit të tyre. “Blutë” duan gjithashtu Rahim Sterlingun, me diskutimet me Man. Sitin për një kalim prej 56 milionë euro. Kjo forcë sulmuese me pamje të re ka potencialin të jetë vdekjeprurëse, por që kjo të ndodhë, duhet të shiten disa yje aktuale.
Ndër ata që janë në rrezik të largimit janë: Timo Verner, Hakim Zijeç, Kallum Hadson-Odoi, Kristian Pulishiç, dhe Zhorzhinjo.