Çellsi më katër mungesa përball Atletiko Madridit

Tiago Silva dhe Tamy Abraham kanë mbetur jashtë ekipit dhe do të humbin ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve, kundër Atletiko Madridit në “Stamford Bridge”, së bashku me dyshen e pezulluar Zhorginjo dhe Mason Mount. Trajneri gjerman Tomas Tushel zbuloi se dyshja Tiago dhe Tamy do të mungojnë në ndeshjen e dytë kundër liderëve të La Ligas, por shpreson që dyshja të kthehet në aksion pas pushimeve ndërkombëtare.

 

 

“Ne nuk kemi lëndime të reja, por jemi pa dy lojtarë kryesorë për ne, Mount dhe Zhorginjon. Sidomos me Mason për aftësitë e tij sulmuese dhe fuqinë e tij për të thyer linjat me driblim të fortë dhe gjuajtjet e tij. Atletiko është një nga skuadrat më të mira në Evropë e cila nuk jep shumë mundësi gjuajtjesh, kështu që natyrisht është një goditje të humbasësh një lojtar sulmues për një lojë të tillë si kjo. Ata janë lojtarë të rëndësishëm për ne, por ne kemi një grup të fortë dhe duhet të përshtatemi dhe të gjejmë zgjidhje për këtë.”, tha mes tjerash Tomas Tushel.

Trajneri i skuadrës londineze përpos mungesave ka zgjidhje të madhe të futbollistëe në kaudër të garave në Ligën e Kampionëve.

 

“Ne gjithashtu duhet të punojmë pa Tiago Silvan dhe Tamy Abraham për këtë lojë. Ata nuk janë ende gati, por me pushimin ndërkombëtar, unë besoj se do të na ndihmoj shumë dhe se do t’i kemi të gjithë në dispozicion. Kështu që po na mungojnë katër lojtarë kryesorë për këtë lojë, por kjo e bën zgjedhjen pak më të lehtë, sepse ne mund të zgjedhim 23 lojtarë në Ligën e Kampionëve. Ne do të përdorim të gjithë skuadrën. Ne mund të bëjmë pesë zëvendësime gjatë ndeshjes, kështu që kemi një ide të qartë se çfarë mund të bëjmë.”, tha në fund Tushel.

LEXO EDHE:

Back to top button