" "
Sulmuesi i PSZH-së, Nejmari dhe sulmuesi i Man. Junajtedit, Kristiano Ronaldo, janë kthyer në objektiva të transferimeve të Çellsit. Së paku kështu ka bërë të ditur gazetari Nizar Kinsella, në rrjetet sociale.
Mirëpo drejtuesit e Çellsit janë në dyshim për transferimin e dy lojtarëve, për shkak të pagave të larta. Megjithatë, është e mundur që klubi ende të vendos të punojë në një nga këto marrëveshje.
Për momentin, kalimi i Nejmarit konsiderohet më i mundshëm, pasi braziliani tashmë është i njohur me trajnerin e Çellsit, Tomas Tushel, i cili e punoi me lojtarin te PSZH-së. Kujtojmë se Nejmar mund të kishte përfunduar te Çellsit, në verën e vitit 2011, por më pas braziliani vendosi të qëndrojë në vendlindjen e tij Santos. /abcnews.al/








