Çellsi mund Milanin, Man. Siti dhe Dortmundi të sigurtë

Skuadra e Çellsit dominon dhe triumfon 3-0 ndaj Milanit, duke marrë fitoren e parë në fazën e grupeve, që e ngjit në kuotën e 4 pikëve, në vendin e dytë. Skuadra e Graham Poterit, pati tërë kohës kontrollin e lojës dhe krijoi një mori rastesh, por gjeti golin e avantazhit me Fofana vetëm në minutën e 24-t, pasi më herët Tatarusanu bëri tre pritje shpëtimtare.

Pjesa e parë u mbyll me rastin e vetëm të mirë për Milanin, por portieri Kepa priti fillimisht gjuajtjen e De Ketelaere, dhe më pas Kruniç, gjuajti mbi kuadrat.

Pjesa e dytë foli vetëm për Çellsin që shënoi edhe dy herë të tjera me Aubamejang e Xhejms, ndërsa Milani u pa tërësisht i dorëzuar dhe pa energji për të përballuar një sfidë të tillë.

Në sfidat e tjera, Reali i Madridit triumfoi 2-1 ndaj Shakhtar Donjetsk, Juventus mposhti 3-1 Makabi Haifa dhe Borusia e Dortmundit fitoi 1-4 në transfertën ndaj Sevillas.

Vetëm një pikë për PSZH-në që nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1 në transferëtn ndaj Benfikës, ndërsa Man. Siti mposhti 5-0 Kopenhagenin, aty ku Haaland shënoi dopietë, duke luajtur vetëm 45 minuta.

LEXO EDHE:

Back to top button