Beogradi vazhdon propagandën tek ndërkombëtarët: Mbroni serbët në Kosovë

Beogradi vazhdon propagandën tek ndërkombëtarët: Mbroni serbët në Kosovë

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka kërkuar nga ndërkombëtarët, që të mbrojnë serbët që jetojnë në Kosovë, pasi sipas tij, sulmet ndaj tyre janë rritur.

Petkoviç tha se shtëpia e një familjeje serbe në Osojan ishte plaçkitur dhe se dy varre ishin përdhosur në Kllokot.

“Shtëpia e të kthyerit Ilija Toshiç në Osojan është plaçkitur. Dje janë përdhosur dy varre në Kllokot. Numri i sulmeve kundër serbëve, veçanërisht në jug të Ibrit është në rritje. Kërkojmë nga misionet ndërkombëtare që të angazhohen në mbrojtjen e serbëve në Kosovë”, shkroi Petkoviç në Twitter.

LEXO EDHE:

Back to top button