Çellsei raportohet se po kërkon të forcojë opsionet në portë, me një marrëveshje të mundshme për portierin e Barcelonës, Mark-André ter Stegen.
Klubi londinez synon të shtojë përvojë dhe autoritet shtesë mes shtyllave, duke besuar se Ter Stegen do të ishte zgjidhja ideale për sfidat e vazhdueshme në këtë pozicion.
Portieri gjerman së fundmi e ka parë statusin e tij si portier i parë në Barcelonë të vihet në dyshim, veçanërisht pas investimit të klubit prej 25 milionë eurosh për 24-vjeçarin Joan Garcia.
Përveç Ter Stegen, Çellsi po vlerëson gjithashtu edhe portierin e Milanit, Majk Manjan, si një përforcim të mundshëm. Drejtimi përfundimtar mund të përcaktohet nga koha: një huazim për Ter Stegen mund të përfundojë që në janar, ndërsa një lëvizje për Manjan po konsiderohet kryesisht si një përforcim më afatgjatë.








