Suksesi i parë për Bostonin, “bien” Lejkersi dhe Detroiti

Çikago ka marrë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 128-123 ndaj Atlanta. Ndeshje me rivalitet, ku 8 lojtarë të Çikago realizuan mbi 10 pikë. Skuadra e “Bulls”-it nuk ka asnjë humbje deri më tani, duke i fituar të tria takimet e luajtura.

Edhe Filadelfia nuk ka asnjë humbje në Lindje, duke mposhtur 136-124 Orlandon. Tajriz Maksej me 43 pikë ishte lider në fushë për vendasit. Fitore të rëndësishme korri jashtë fushe Klivlendit, që falë 35 pikëve të Mitçellit mundi 116-95 Detroitin.

Në Perëndim, sezon me hope deri më tani për LA Lejkers, që u mundën 122-108 në fushën e tyre nga Portlandi. Tri lojtarë të ekipit mik realizuan mbi 20 pikë, duke i bërë të pavlefshme 41 pikët e Rivsit për kalifornianët.

Fiton skuadra e Golden Stejt, që mundi 131-118 Memfisin, sfidë ku u dallua Kaminga me 25 pikë. Kampionët e Oklahoma fituan 101-94 në fushën e Dallas, ku protagonist ishte Aleksander Shai me 23 pikë.

Kampionët ndajnë kreun e renditjes në Perëndim bashkë me San Antonio, që triumfoi 121-103 ndaj Toronto (Uenbaniama 24 pikë e 15 kërcime). Fitoren e parë sezonale korri Boston, që mundi 122-90 Nju Orlinsi (Simons 25 pikë).

 

NBA-Rezultatet

Detroit – Klivlend, 95-116

Filadelfia – Orlando, 136-124

Çikago – Atlanta, 128-123

Hjuston – Bruklin, 137-109

Nju Orlins – Boston, 90-122

San Antonio – Toronto, 121-103

Dallas – Oklahoma, 94-101

Juta Xhaz – Feniksi, 138-134

Minesota – Denveri, 114-127

Golden Stejt – Memfisi, 131-118

L.A Lejkers – Portlandi, 108-122

LEXO EDHE:

Back to top button