Çellsi ofron 127 milionë euro për yllin e Argjentinës

Skuadra e Çellsit ka pranuar kushtin e vënë nga Benfika dhe ka ofruar 127 milionë euro për të marrë mesfushorin argjentinas Enzo Fernandez. Sipas mediave portugeze (Record), marrëveshja është arritur dhe transferimi do të kryhet që në merkaton e janarit.

Fernandez, 21 vjeç, shkëlqeu në Botërorin e fundit në Katar me fanellën e kombëtares së Argjentinës, duke bërë që vlera e tij në merkato të dyfishohet. Për Enzo Fernandez janë paraqitur në dyert e Benfica shumë klube “big” nga Europa, por Çellsi ka qenë më këmbëngulës.

Para shumës 120 milionë euro që ka kërkuar Benfika, skuadra e “blues” nuk është stepur dhe ka vijuar bisedimet. Presidenti i Benfikws, Rui Kosta, shpreson ta mbajë lojtarin deri në fund të sezonit dhe më pas ta lërë të lirë, por Çellsi synon ta mbyllë transferimin që në janar.

LEXO EDHE:

Back to top button