Çellsi parakalon ofertën e “Djajve të Kuq” për Frenki De Jong-un

Çellsi kërkon të mposhtë Man. Junajtedin në garën për shërbimet e Frenkie de Jong. Drejtuesit e “Bluve” të Londrës janë gati t’i ofrojnë Barcelonës shumën që do të paguanin edhe “Djajtë e Kuq” (71 milionë stërlina) dhe sigurisht kanë avantazhin e madh që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve, ndryshe nga rivalët e tyre.

Man. Junajtedi i ofrojë mesfushorit pagën e tij aktuale te Barcelona, pra 450. 000 stërlina në javë. “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë 17 milionë euro që klubi katalanas i detyrohet holandezit në paga të prapambetura. Barcelona vazhdon të ketë probleme me financat dhe duhet patjetër të shesë dhe të lehtësojë nivelin e pagave për të federuar blerjet e fundit si: Levandovski, Rafinhja, Kesi, Kristensen dhe Kounde.

Mendohet se shitja e De Jong do të lejojë gjithashtu Barcelonën të nënshkruajë Bernardo Silva të Man. Siti-t.

LEXO EDHE:

Back to top button