Çellsi po bën gati dokumentat për tërheqjen nga Superliga

" "

Skuadra e Çellsit tani po përgatit dokumentacionin për të kërkuar tërheqjen nga Superliga. “BBC” raporton se skuadra londineze ka vendosur që të largohet nga Superliga, në të cilën thuhej fillimisht se ishte themeluese.

 

AC Milan, Arsenal, Atletiko Madrid, Çellsi, Barcelona, Inter Milan, Juventus, Liverpulli, Man Siti, Man Junajted, Real Madrid dhe Totenham Hotspur, janë klubet themeluese të Superligës, që pritet të zhvillohet në gusht.

Presidenti i kësaj lige, Florentino Perez, deklaroi se futbolli po shpëtohet nga krijimi i Superligës, pasi sipas tij, klubet kanë humbur shumë para nga pandemia “COVID-19”.

Megjithatë, largimi i parë nga kjo Superligë do të jetë klubi i drejtuar nga Tomas Tushel.

LEXO EDHE:

Back to top button