Çellsi refuzon ofertën e parë, kërkon dyfishin nga “Djajtë e Kuq”

" "

Skuadra e Çellsit ka refuzuar ofertën e parë që rivalët e Man. Junajted bënë për mesfushorin e kombëtares angleze Mejson Maunt. Sipas “Sky Sports”, skuadra e Man. Junajtedit ofroi 40 milionë stërlina për lojtarin, por “blutë” e Londrës refuzuan ofertën.

Mësohet se Çellsi kërkon rreth 80 milionë stërlina për lojtarin e saj, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2024. Natyrisht që pretendimet e londinezëve janë shumë të larta, por kjo bëhet që palët të gjejnë një gjuhë të përbashkët për shumën 50-55 milionë stërlina.

Për pasojë, palët po vijojnë bisedimet dhe Çellsi pret që “Djajtë e Kuq” të rritin ofertën e tyre për të miratuar transferimin. Është e qartë që londinezët do ta shesin Mount, pasi rrezikojnë që ta humbasin me koston zero pas një viti, ndaj transferimi i tij është i paevitueshëm.

Gjithsesi, Man. Junajted nuk tërhiqet nga oferta e parë, teksa ka edhe alternativa të tjera në tavolinë në rast se dështon ardhja e Maunt. Mediat britanike referojnë se edhe Piotr Zielinzki, që luan me Napoli, mund të vijë në “Old Trafford” në rast se dështon transferimi i Maunt.

LEXO EDHE:

Back to top button