Çellsi rikthehet te fitorja, mund Uest Hemin

Çellsi i Frenk Lampard ka lënë pas atë seri prej dy humbjesh radhazi dhe është kthyer përsëri në shinat e duhura për të qenë mes ekipeve që luftojnë për një vend në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.

Skuadra londineze ka mundur Uest Hemin me shifrat 3-0, në një sfidë ku mbetën shpejt pa një prej lojtarëve kryesorë, pasi Çilluell la fushën i dëmtuar kur regjistrohej minuta e 10 e takimit. Por goli nuk do të vononte pasi pak sekonda më vonë, Tiago Silva gjeti rrjetën duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Çellsi dominoi në lojën e vet dhe krijoi raste të tjera për të shënuar. Por për të vulosur ndeshjen mësoi Abraham, i cili me dy gola në 3 minuta, mbylli çdo diskutim për fatin e sfidës. Me këtë sukses, Çelsi e sheh veten në vendin e pestë, vetëm një pikë larg Evertonit e Mançester Junajtid që ndajnë vendin e tretë dhe të katërt.

LEXO EDHE:

Back to top button