Ariana Grande tashmë e fejuar, unaza e diamantit i ka kushtuar me mijëra dollarë

Ariana Grande surprizoi mbrëmjen e djeshme gjithë botën me lajmin e saj të fejesës. Ishte vetë këngëtarja që postoi disa foto në Instagram ku shihej së bashku me Dalton Gomez, teksa në njërën prej tyre shihej vetëm unaza super WOW prej diamanti. Unaza kishte përveç diamantit edhe një perlë të bardhë të bashkangjitur teksa rrethi duket të jetë ar.

Ekspertët kanë nisur të analizojnë unazën e Grande-s dhe mendohet se diamanti në formë ovale është 5 karat dhe mund të kushtojë rreth 200 mijë – 250 mijë dollarë. Ndërsa fansat mendojnë se perla duhet të jetë e njëjta që këngëtarja ka marrë nga gjyshja e saj, sepse ngjason shumë me të. Megjithatë Ariana nuk e ka konfirmuar ende këtë detaj në lidhje me perlën, por nëse rezulton e vërtetë atëherë do të thotë se këngëtarja do e mbajë me shumë kujdes këtë unazë.

Lajmi për fejesën e Grande dhe Gomez vjen një vit pasi nisën thashethemet e para për lidhjen e tyre. Daljen e parë publike ata e bënë në mars për videoklipin e Ariana dhe Justin Bieber “Stuck With U”. Në video, Dalton dhe këngëtarja kërcenin së bashku në një dhomë gjumi.

Më pas në muajin tetor mediat e huaja do raportonin se ata janë “kokë e këmbë” të dashuruar me njëri-tjetrin. Teksa e përshkruanin marrëdhënie shumë “të shëndetshme”, mediat shkruanin se ata duan thjesht të jenë “normalë” dhe Ari pëlqen që ai është shumë me këmbë në tokë. Ai e ekuilibron atë nga industria e muzikës dhe bota e famës dhe të dy kalojnë shumë kohë së bashku.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande)

LEXO EDHE:

Back to top button