Çelsi ofroi 27 milionë euro për Aubameyang

Çelsi ofroi 27 milionë euro për Aubameyang

Skuadra angleze e Çelsit synon të përforcojë sulmin me futbollistin e Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang. Pas largimit të Timo Werner dhe Romelu Lukaku, menaxheri Thomas Tuchel dëshiron të marrë një sulmues cilësor që mund të luajë së bashku me Kai Havertz. Çelsi bëri hapin e parë konkret dhe dërgoi një ofertë prej 27 milionë eurosh për gabonezin. Pas ardhjes së Levandowskit dhe Rafinhas, është e qartë se koha e lojës së Aubameyang në Camp Nou nuk do të jetë maksimale, kështu që ai mund të rikthehet në Premier League, ku në të kaluarën kishte veshur fanellën e Arsenalit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button