Djali i trajnerit të Atletiko Madridit, në Napoli

Djali i trajnerit të Atletiko Madridit, në Napoli

Djali i trajnerit të Atletiko Madrid, Giovanni Simeone edhe zyrtarisht është bërë lojtar i Napolit ku luan edhe reprezentuesi i Maqedonsë, ELif Elmaz. Këtë e ka konfirmuar klubi nga Napoli në faqen e tij zyrtare. Argjentinasi vjen në stadiumin Diego Armando Maradona si lojtar i huazuar nga Verona. “Napolitanët” do të ndajnë 3.5 milionë euro për këtë futbollist për huazimin njëvjeçar dhe verën e ardhshme do të kenë opsionin për të blerë kontratën e tij për 12 milionë euro. Trajneri Luciano Spalletti ka qenë në kërkim të një golashënuesi të ri, i cili duhet të jetë një rezervë për Victor Ozimen, pasi Andrea Petagna u largua për në Monza. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button