Çermen Valievi i siguron Shqipërisë medaljen e arit në turneun “Muhamet Malo”

Sportistë nga e gjithë bota, përfshirë kampionë olimpikë dhe botërorë. Pjesëmarrësit vijnë nga Irani, Japonia, Ukraina, Gjeorgjia, Maqedonia, Armenia, Kina, Kazakistani, Kirgistani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dita e parë e dueleve në sallën “Feti Borova” të Parkut Olimpik në kryeqytet ka sjellë edhe medaljen e parë kuqezi në edicionin e pestë të turneut ndërkombëtar të mundjes “Muhamet Malo” në Tiranë.

Suksesi mban firmën e medalistit olimpik, Çermen Valiev. Kampioni kuqezi e nisi nga raundi 1/8 duke kaluar me sukses duelin e parë kundër armenit Narek Harutyunyan me rezultatin 9-0. Më tej në çerekfinale mposhti me rezultatin 5-1 Orozobek Toktomembetov te Kirgistanit. Në gjysmëfinale kaloi me rezultatin 8-3 iranianin Yones Aliakbar Emamichoghaei. Në fund, në finale Veliev mposhti 2- 0 rivalin që përfaqëson Sllovakinë, Taimuraz Salkazanov, duke merituar medalje e artë.

Kështu, pas medaljes historike në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024″, Çermen Valiev konfirmon formën e shkëlqyer, duke vijuar serinë e paraqitjeve të shkëlqyera në arenën ndërkombëtare. Ndërkohë medalisti tjetër kuqezi i Olimpiadës, Islam Dudaev, u ndal në raundit 1/8 në turneun “Muhamet Malo”. Dudaev u mund dje nga japonezi Kaisei Tanabe me rezultatin 10-8./Panoramasport/

FOTO: “Polaris Photography”

LEXO EDHE:

Back to top button