Çështja “Kimih” merr një kthesë të papritur

Prej disa ditësh tashmë në mediat evropiane, por qarkullon me shpejtësi lajmi se “katalizatori” i mesfushës së Bajern Munihut, Xhoshua Kimih do të largohet nga “bavarezët” gjatë merkatos së verës për të shkuar te “blaugranat” e Barcelona, mirëpo ditën e sotme gjërat kanë marrë një “kthesë të papritur”.

Sipas gazetarit të mirënjohur, të “Sky Sport”, Florian Plettenberg, “katalanasit” e Barça nuk kanë kontaktuar ende me lojtarin, me Kimihun, që si agjent i vetes ka nisur negociatat e para me “të kuqtë” e Bajernit, për një zgjatje të kontratës.

Ndërkaq, kujtjomë se Xhoshua Kimih, tashëm 28-vjeçar u pa që në fillimet e tij te “gjigandët” e Bajern Munihut, si “zëvendësuesi” ideal i legjendës gjerman, Filip Lam. Gjithashtu shtojmë se me “bavarezët” mesfushori gjerman ka një kontratë aktuale që skadon në vitin 2025.

LEXO EDHE:

Back to top button