Interi në “gjah” pas dy talentëve të rinj italian në Seria A

Bepe Marota, administratori i deleguar i Interit, ka konfirmuar interesimin e klubit zikaltër për dy nga talenet e Serisë A: mbrojtësin Xhiorxhio Skalvini (Atalanta) dhe mesfushorin Davide Fratesi (Sasuolo). Dy futbollistë që mund të jenë pjesë e Interit sezonin e ardhshëm. Lajmin e konfirmoi edhe Marota.

 

“Janë dy të rinj mjaft interesantë, por përveç tyre ka edhe të tjerë që ndjekim nga afër. Futbolli italian ka shumë talentë të rinj që po lindin e që presin të bëjnë hapin e madh. Frattesi e Skalvini i ndjekin edhe skuadra të tjera në Itali, por ne kemi kohë që i vëzhgojmë. Në këto momente nuk ka asgjë të re, pasi që të realizohen këto dy transferime duhet negociuar e marrë mendimi i disa palëve”, tha Marota.

 

“Duhet të ndjekim rrugën e prodhimit vendës, kjo duhet të jetë e detyrueshme. Futbolli italian prodhon elementë të rëndësishëm jo vetëm si trajnerë e gjyqtarë por edhe me lojtarë, që mund të duelojnë në Europë me moshatarët e tyre”, tha në fund administrator i deleguar i Interit.

LEXO EDHE:

Back to top button