“Nuk përsëritim gabimin e Bajernit, titullin e festojmë në Dortmund”

Borusia Dortmund kreu me sukses misionin për të mposhtur Augsburg (fitoi 3-0) dhe mori kreun e renditjes në Bundesliga, duke përfituar nga humbja që pësoi Bajern Munihu. Kur ka mbetur edhe një javë nga mbyllja e kampionatit, Dortmund ka dy pikë epërsi dhe në sfidën e fundit do të presë rivalët e Mainzit.

Trajneri i Borusia, Edin Terziç, kërkon nga skuadra e tij të ruajë qetësinë, pasi ka ende edhe një ndeshje për t’u luajtur.

“Sezoni do të mbyllet pas 7 ditësh dhe më pas të gjithë mund të festojnë nëse do t’ia dalim mbanë. Pas 7 ditësh le të mendojmë për gjërat e tjera dhe pushimet, nuk duhet të bëjmë gabimet e të tjerëve”, tha Terziç.

 

“Në këto momente nuk mund të planifikojmë asgjë. Na duhet të bëjmë edhe një hap të fundit bashkë me tifozët tanë, pasi luajmë në shtëpinë tonë. duhet të sjellim trofeun në stadiumin tonë, në Dortmund. Na duhet edhe ky hap i fundit e më pas le të festojmë. Kemi vuajtur e djersitur shumë për të ardhur deri këtu”, tha në fund Terziç.

LEXO EDHE:

Back to top button