Çfarë deklaronte ministri Filipçe për objektet modulare

Zjarri shkrumboi Kovid-Qendrën modulare në Tetovë mbrëmjen e së mlrkurës, nga ku autoritetet fillimisht raportojnë për 10 viktima, me mundësi që numri të rritet.

Spitalet modulare nisën të praktikohen në vendin tonë pas shfaqejes së pandemisë Covid-19, si mundësi për të zmadhuar kapacitetet e shtretërve për trajtim të pacientëve.

Shumë qytetarë kanë kritikuar këto objekte modulare, duke thënë se nuk janë të sigurta, ndërkaq ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe të shtunën, gjegjësisth 04.09.2021 deklaroi se vendosja e kontejnerëve, respektivisht e objekteve është më pak e kushtueshme.

“Pamë që ky model është me të vërtetë i mirë. Për kohë shumë të shkurtër bëmë reparte Kovid që do të thotë se modeli është i shpejtë, efikas, për kohë të shkurtër mbulojmë nevojat në territori të Qytetit të Shkupit dhe nuk ekziston model tjetër për të cilin dhjetë objekte do të bëhen për 7 ose 8 muaj. Ndërtimet e forta zgjasin shumë, janë shumë më të shtrenjta ndërsa këto janë modele efikasitetit energjetik”, deklaroi Venko Filipce, ministër i Shëndetësisë.

LEXO EDHE:

Back to top button