Çfarë efekti ka alkooli në gjumë?

A ndikon alkooli në gjumë? Shumë njerëz në mbarë botën e kanë zakon të pinë një gotë verë ose birrë para se të shkojnë në shtrat për një gjumë më të mirë, pasi pothuajse çdo i dyti i rritur në Evropë ka probleme me pagjumësinë.

Mirëpo, kur flasim për konsumimin e alkoolit për gjumë më të lehtë dhe më të mirë, atëherë është një mashtrim i vërtetë, sepse tek ata që vuajnë nga pagjumësia, sasia e vogël e alkoolit në fakt shkakton efektin e kundërt, sipas një studimi në Universitetin Gjerman të. Regensburg.

Është e vërtetë që pas pirjes së alkoolit, një orë deri në një orë e gjysmë më vonë ka një relaksim të këndshëm dhe një ndjenjë lodhjeje, kështu që kontribuon për të fjetur më shpejt, megjithatë, gjumi i shëndetshëm përfshin disa faza.

Para së gjithash, këtu vjen faza para se të bini në gjumë, pastaj faza e gjumit të moderuar, më pas i thellë dhe në fund faza REM, pra lëvizja e shpejtë e syve.

Nën ndikimin e alkoolit, zhvillimi i këtyre fazave pengohet, paralajmërojnë ekspertët gjermanë.

Në gjysmën e parë të natës personi fle si në “komë” dhe nuk arrin të rifitojë vetëdijen. Në mëngjes, gjumi është i shqetësuar, kështu që zgjoheni shumë herët dhe nuk mund të bini më në gjumë.

Në atë rast, truri nuk është në gjendje të marrë energji të re, kështu që personi zgjohet herët në mëngjes, por nuk ndihet i aftë për të kryer detyrat e punës.

Prandaj, në vend të alkoolit, rekomandohet të konsumoni ushqime më të lehta para se të flini për gjumë më të lehtë dhe më të mirë.

LEXO EDHE:

Back to top button