Çfarë “fshihet” në fletoret e Leonardo da Vinçit?

Leonardo da Vinci shihet nga shumica e njerëzve si artisti që ka pikturuar disa nga kryeveprat më të famshme në botë – të tilla si Mona Lisa enigmatike dhe Darka e Fundit. Por realisht këto vepra janë ndoshta më pak të vlefshme në krahasim me kontributet e tjera që ai dha në botë. Një rilindas i vërtetë, ai shkëlqeu në shumë fusha nga arkitektura te shkenca, matematika te inxhinieria.

Foto: Profimedia

Fletoret e tij ishin plot me vëzhgime, spekulime dhe hipoteza të shumta, shumica e të cilave do të shqyrtoheshin dhe vërtetoheshin nga studiues të pavarur në shekujt në vijim. Ai skicoi motorë dhe makina, të cilat në kohët moderne do të shërbenin si frymëzim dhe do të vendosnin themelet e përparimit teknologjik.

Foto: Profimedia

Hidhni një sy disa nga fletoret e tij, të cilat përmbajnë njohuri, vëzhgime dhe zbulime të avancuara, duke dëshmuar se ai ishte një njeri përpara kohës së tij.

Matematikan

Leonardo shpesh përpiqej të gjente lidhje dhe modele që ai i shprehte përmes llogaritjeve matematikore. Ai ishte veçanërisht i magjepsur nga përmasat e trupit të njeriut, më së miri i ilustruar nga “Njeriu Vitruvian”, i cili përshkruan një figurë mashkullore në dy pozicione me krahë dhe këmbë të shtrira në një rreth dhe një katror.

Foto: Profimedia

Leonardo shkroi në vizatim se çdo pjesë e trupit është matematikisht proporcionale me të tjerat:

“Katër gishta janë të barabartë me një pëllëmbë; katër pëllëmbë të barabarta me një këmbë; … 24 pëllëmbë janë të barabarta me një njeri”.

Një nga besimet e tij se funksionimi i trupit të njeriut është analog me funksionimin e universit mund të gjendet gjithashtu në rreshtat:

“Njeriu është modeli i botës”, shkruante Leonardo në fletoret e tij.

Foto: Profimedia

Atij i interesonte edhe Mesatarja e Artë, d.m.th. një raport matematikor i përcaktuar nga raporti 1 me 1,618. Në skicën e tij të papërfunduar të Shën Jeronimit, figura e asketit është përshtatur nga një drejtkëndësh i artë i vendosur saktësisht dhe ekspertët sugjerojnë se modeli matematikor shihet shpesh edhe në portretet e grave të reja, përfshirë Mona Lizën.

LEXO EDHE:

Back to top button