Çfarë i ndodh organizmit nëse hani dy banane në ditë

Çfarë i ndodh organizmit nëse hani dy banane në ditë

Banania është një nga frutat më të konsumuara në botë, më shumë se mollët dhe portokallet të marra së bashku.

Përfitimet e këtij fruti janë të shumta për trupin.

Bananja është veçanërisht e pasur me kalium, fibër, vitaminë C dhe B6.

Ato i bëjnë njeriut vetëm mirë, megjithatë banania nuk është për të gjithë, sidomos për njerëzit me sëmundje të caktuara.

Çfarë përfitoni nëse hani 2 banane në ditë?

Nëse ju konsumoni 2 banane në ditë do të merrni përfitimet e mëposhtme:

  • 210 Kalori
  • 900 mg Kalium (24% DRD)
  • 54 g Karbohidrate (18% DRD )
    • 2 g Fibër (24% DRD)
    • 28 g Sheqer
    • 6 g Proteinë (4% DRD))
    • 2% Vitaminë A
    • 34% Vitaminë C
    • 2% Hekur
    • 40% Vitaminë B6
    • 16% Magnez

    Ekspertët thonë se konsumi i dy bananeve në ditë do të furnizojë trupin me 900 mg kalium, që i bën mirë zemrës dhe mirëmban tensionin e gjakut në nivele të shëndetshme.

    Sipas tyre, balancat mes kripës dhe kaliumit janë të nevojshme për të mbajtur nën kontroll tensionin e lartë të gjakut.

    Nivelet e larta të vitaminës C që përfitoni nga ngrënia e dy bananeve në ditë, do të fuqizojnë sistemin imunitar dhe minimizojnë rrezikun e sëmundjeve.

    Banania është një frutë shumë i mirë për shëndetin e stomakut dhe sistemin tretës, për shkak të kaliumit që ndihmon në rikthimin e ekuilibrave të elektroliteve.

    Bananet përmbajnë fibër por edhe sheqer. Pavarësisht nivelit të lartë të këtij të fundit, fibra do të balancojë përthithjen e tij në organizëm.

    Ekspertët thonë se ngrënia e dy bananeve në ditë është një mënyrë shumë e mirë për tu kujdesur për zemrën.

    Megjithatë, kjo sasi nuk është e rekomandueshme për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

    Ka njerëz që shqetësohen se duke ngrënë shumë banane mund ta teprojnë në dëm të shëndetit, sidomos në aspektin e kaliumit.

    Megjithatë, duhet të dini që për të arritur nivelet e rrezikshme të kaliumit, ekspertët thonë se duhet të hani 400 banane në ditë, dhe kjo është krejt e pamundur.

LEXO EDHE:

Back to top button