Historia e traditës së dekorimit të pishave për Krishtlindje
Historia e traditës së dekorimit të pishave për Krishtlindje
History ka shkruar se pishat e Krishtlindjeve kanë një histori të gjatë që daton para lindjes së Krishtit.
Popujt e lashtë i kanë dhënë kuptim të veçantë bimëve dhe pemëve që mbeteshin të gjelbra gjatë gjithë vitit, sidomos në dimër. Ashtu sikurse sot që njerëzit dekorojnë shtëpitë e tyre gjatë festave të fundvitit, shumë popuj të lashtë varnin degë të gjelbra mbi dyer dhe dritare. Në shumë vende besohej se degët e gjelbra mbronin “nga shtrigat, fantazmat, shpirtrat e këqij dhe sëmundjet”.
Në hemisferën veriore, dita më e shkurtër dhe nata më e gjatë e vitit është më 21 ose 22 dhjetor dhe quhet solstici i dimrit. Shumë popuj të lashtë besonin se dielli ishte një perëndi dhe që dimri vinte çdo vit sepse perëndia e diellit ishte sëmurë dhe dobësuar. Ata e festonin solsticin sepse ishte shenjë që dielli do të fillonte të shërohej dhe vera do të kthehej. Degët e gjelbra u kujtonin atyre të gjitha bimët që do të rriteshin përsëri kur dielli të ishte i fortë dhe vera të kthehej.
Egjiptianët e lashtë adhuronin një perëndi që e quanin Ra, që kishte kokën e një shqiponje dhe mbante diellin si një lloj rrethi të zjarrtë në kurorën e tij. Gjatë solsticit, kur Ra fillonte të shërohej, egjiptianët mbushnin shtëpitë e tyre me palma të gjelbra dhe papirus, që për ta simbolizonin triumfin e jetës mbi vdekjen.
Romakët e lashtë shënonin solsticin me një festë që e quanin “Saturnalia”, për nder të Saturnit, perëndisë së bujqësisë. Ata e dinin se solstici nënkuptonte se shpejt, fushat dhe kopshtet do të ishin të gjelbra dhe të frytshme. Ata e dekoronin shtëpinë dhe tempujt e tyre me degë të gjelbra.
Në Evropën veriore, Druidët, priftërinjtë e Keltëve të lashtë, gjithashtu dekoronin tempujt e tyre me degë të gjelbra si simbol i jetës së përjetshme.
Pishat e Krishtlindjeve nga Gjermania
Gjermania konsiderohet meritore për nisjen e traditës së dekorimit të pishave të Krishtlindjeve.
Dëshmitë kanë treguar se që në shekullin 16 besimtarët e devotshëm kishin filluar të sillnin pemë të dekoruara në shtëpitë e tyre. Disa ndërtuan piramida druri për Krishtlindje dhe i dekoruan ato me degë të gjelbra dhe qirinj.
Të tjerë besojnë se Martin Luther, reformatori protestant i shekullit të 16-të, ishte i pari që shtoi qirinj të ndezur në një pemë. Sipas një versioni të shpeshtë të historisë, ndërsa kthehej në shtëpi një mbrëmje dimri, Luther ishte i mrekulluar nga yjet që shndrisnin ndërmjet degëve të gjelbra.
Për ta rikrijuar këtë pamje për familjen e tij, ai ngriti një pemë në dhomën kryesore dhe lidhi nëpër degë qirinj të ndezur.
Kush i çoi pishat e Krishtlindjeve në Amerikë?
Ilustrimi i familjes mbretërore britanike. Mbretërsha Vicotira dhe Princi Albert me fëmijët e tyre
Kur pishat e Krishtlindjeve u shfaqën për herë të parë në Amerikë, u panë si diçka e çuditshme. Dëshmitë e para për pemët e Krishtlindjeve në Amerikë datojnë nga viti 1820 në komunitetin gjerman të Pensilvanisë, ani pse mund të ketë pasur tradita të ngjashme atje edhe më herët.
Sidoqoftë, deri në vitet 1840, shumica e amerikanëve e shihnin prishën e Krishtlindjeve si një simbol pagan.
Moment domethënës ndodhi në vitin 1846, kur mbretëresha Victoria dhe burri i saj gjerman, Princi Albert, u vizatuan në revistën “Illustrated London News”, duke qëndruar rreth një bredhi të dekoruar Krishtlindjeje me fëmijët e tyre.
Ky imazh menjëherë ndikoj në modën e stolisjes së pishave për Krishtlindje, sidomos në SHBA, dhe shumë shpejt ato u bënë një simbol i statusit të klasës së pasur. Deri në vitet 1890, popullariteti i pishave të Krishtlindjeve u rrit në SHBA dhe emigrantët gjermanë vazhduan të dërgonin ornamente nga Evropa.
Në SHBA, ishte më e zakonshme të përdoreshin pisha të mëdha, që nga dyshemeja deri në tavan, ndryshe nga pemët më të vogla që përdoroheshin në Evropë. Me ardhjen e dritave elektrike për Krishtlindje në shekullin e 20-të, ishte e mundur që pishat të shkëlqenin për ditë të tëra.
Pisha e Krishtlindjeve në “Rockefeller Center”
“Rocfeller Center” 1931
Pisha e Krishtlindjeve në “Rockefeller Center” në New York ka një histori që me pemën e parë të vendosur në vitin 1931. Ajo ishte një pemë e vogël, pa dekorime, e vendosur nga punëtorët e ndërtimit në qendër të kantierit të ndërtimit. Dy vjet më vonë, një tjetër pemë u vendos aty, këtë herë e dekoruar me drita.
Sot, pema e madhe e Rockefeller Center është e mbushur me mbi 50,000 drita të Krishtlindjeve dhe është një atraksion turistik për miliona vizitorë çdo vit. Pema më e lartë e shfaqur ndonjëherë në Rockefeller Center ishte një pishë e njohur si “Norvegian Spruce” me lartësi 100 metra, e ardhur nga Killingworth, Connecticut, në vitin 1999.
“Rocfeller Center” këtë vit
Pisha e Krishtlindjeve në botë
Kanada: Emigrantët gjermanë filluan të migronin në Kanada nga SHBA-ja në vitet 1700. Ata sollën për herë të parë pishat e Krishtlindjeve dhe më vonë, shtëpitë atje dekoroheshin me pisha dhe kalendarët e Adventit.
Kalendadi i Adventit
Meksika: Në shumicën e shtëpive meksikane, dekorimi kryesor është “Nacimiento” (krijimi i skenës së lindjes së Krishtit, përmes figurinave), por pema e Krishtlindjeve mund të vendoset brenda ose afër kësaj skene.
Krijimi i skenës se lindjes se Krishtit përmes figurinave
Britania e Madhe: Pema tradicionale e Krishtlindjeve në Britani është një lloj pishe që quhet “Norvegian Spruce”, një lloj që ishte natyral në Ishujt Britanikë para epokës së akullnajave dhe u riprezantua para vitit 1500.
bredhi i llohit “Norvegian Spruce”
Suedia: Në Suedi, njerëzit zakonisht blejnë pemët e Krishtlindjeve para Krishtlindjes, por nuk i dekorojnë ato deri disa ditë përpara.
Norvegjia: Në Norvegji, pema e Krishtlindjeve është e njohur që nga fundi i shekullit të 19-të, dhe shumë familje e dekorojnë atë më 23 dhjetor.
Kuriozitete për pishat e Krishtlindjeve
Pishat e Krishtlindjeve janë shitur e komercializuar në SHBA që nga vitet 1850.
Pisha më e gjatë e gjallë e Krishtlindjeve ka lartësi prej 160 metrash dhe është një dru i llojit “Sitka” në Ferndale, Kaliforni.
Pishat e Krishtlindjeve kanë nevojë për 6 deri në 8 vjet për të arritur madhësinë e duhur.
Pishat më të popullarizuara të Krishtlindjeve janë ato të llojit “Scotch Pine”, “Douglas Fir”, “Fraser Fir”, “Balsam Fir” dhe “Blue Spruce”.