Çfarë jubileu për Arijan Ademin te Dinamo Zagrebi

Reprezentuesi i Maqedonisë , Arijan Ademi regjistroi paraqitjen e 300 në fanellën e skuadrës kroate të Dinamo Zagrebit. Ademi ishte pjesë e Dinamos në fitoren 1-0 ndaj skuadrës Istrës, me golin e shënuar nga penaltia dhe me realizim të Petkoviqit.

 

Skuadra kroate mban pozitën e parë në Kroaci me 67 pikë, dhe dy më shumë se Osijeku në vendin e dytë, që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Ndërkohë një jubile shënoi edhe Goran Pandevi , që regjistroi ndeshjen e 150 për Xhenovën, e cila pësoi disfatë në “San Siro” nga Milani me rezultat 1-2.

LEXO EDHE:

Back to top button