Çfarë mesazhi i dha Borrelli-Kurtit me dy orët mbi tavolinë

Çfarë mesazhi i dha Borrelli-Kurtit me dy orët mbi tavolinë

Në Bruksel është duke u zhvilluar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky takim është duke u bërë me ndërmjetësimin e shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe të dërguarit special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, shkruan Klan Kosova.

Një gjë e pazakonte ka ndodhur gjatë takimit Kurti-Borrell.

Megjithëse Borrell e ka një orë të varur në dorën e tij, në tavolinën ku është i pranishëm edhe Kurti, ai i nxjerr edhe dy orë të tjera nga gjepi i tij dhe i vendos aty mbi tryezë.

Kujtojmë se Qeveria Kurti ka marrë një serë kritikash nga bashkësia ndërkombëtare për vendimin që ka paralajmëruar se do të shqiptohen gjoba nga data 22 nëntor për ata që drejtojnë vetura me targa ilegale.

LEXO EDHE:

Back to top button