Çfarë nuk shkoi si duhet gjatë ditës së zgjedhjeve në Berlin?

Rreth 4,5 për qind e vendvotimeve në kryeqytetin gjerman kishin probleme serioze me votat e humbura ose të pasakta në zgjedhjet e 26 shtatorit në vend, deklaruan funksionarët ndërsa përpiqeshin të vlerësonin shkallën e problemit.

Berlini organizoi dy zgjedhje të njëkohshme më 26 shtator, një për vendet në Bundestag dhe një për qeverinë e landit.

Por, dita e zgjedhjeve u shënua nga raportet e votuesve që prisnin me orë të tëra pasi disa qendra votimi hasën probleme të tilla si stafi i pamjaftueshëm, fletët e votimit të humbura dhe, në disa raste, fletët e votimit të dorëzuara në distriktin e gabuar.

Andreas Geisel, puna e të cilit është e ngjashme me atë të një ministri të Brendshëm, theksoi ”se problemet u hasën në rreth 100 nga 2 245 qëndra votimi”.

Zyrtarët e Berlinit janë duke punuar në një raport për të shpjeguar atë që ndodhi në ditën e zgjedhjeve.

Raporti pritet të dalë më 14 tetor.

Zyrtarët e qytetit nuk kanë përjashtuar marrjen e masave ligjore sapo informacioni bëhet i disponueshëm.

Geisel e bëri të qartë se ”shumë zyrtarë bënë çmos në ditën e zgjedhjeve për të ndihmuar votuesit dhe për të renditur votat në mënyrë korrekte. Por, dita u komplikua nga fakti se shumë vullnetarë nuk u paraqitën në ditën e zgjedhjeve”.

LEXO EDHE:

Back to top button