Çfarë po ju thotë nënndërgjegjja juaj kur ëndërroni ish-ët tuaj?

Çfarë po ju thotë nënndërgjegjja juaj kur ëndërroni ish-ët tuaj?

Një ëndërr për një ish-partner ndonjëherë mund të jetë befasuese, veçanërisht nëse është dikush për të cilin nuk keni menduar për një kohë të gjatë. Megjithatë, mund t’ju tregojë disa gjëra për ju ose marrëdhënien tuaj aktuale.

Megjithëse këto ëndrra mund të jenë romantike dhe ndonjëherë ju bëjnë të zgjoheni me një nuancë nostalgjie, në realitet është thjesht një projeksion mendor i asaj që ai person dikur ishte për ju.

Kur ëndërroni ish-ët tuaj, nuk do të thotë domosdoshmërisht që e doni atë person ose se dëshironi të ktheheni me të. Në fakt, ky fenomen nuk ka pse të jetë aspak sentimental.

Ekspertja Latisha Rowe pohon se ky është një fenomen krejtësisht normal.

“Nëse keni pasur një marrëdhënie të turbullt pas jush ose jeni duke dalë nga një marrëdhënie që nuk i plotëson nevojat tuaja, nënndërgjegjja jonë përmes ëndrrave po përpiqet ta rregullojë atë. Në atë rast, përmes tyre ne përpiqemi të jetojmë marrëdhënien që në fakt donim të kishim”, ka shpjeguar ajo.

Nënndërgjegjja shpesh krijon skenarë “po sikur”, edhe kur bëhet fjalë për një partner që e kemi kaluar tashmë.

Këto ëndrra zakonisht kanë një kuptim pozitiv. Ato parashikojnë ndryshime të papritura dhe të mira në jetën tuaj që do t’ju sjellin shumë lumturi dhe momente të bukura.

Nëse jeni beqarë, mund të nënkuptojë gjithashtu se së shpejti do të takoni dikë që do të sjellë ndjenja pozitive në jetën tuaj, qoftë në planin privat apo atë të biznesit.

Nëse ëndërroni se keni rënë sërish në dashuri me ish-partnerin tuaj, mund të jetë një paralajmërim për ngjarjet e ardhshme. Ka mundësi që të përballeni me një situatë që në fillim ju duket pozitive ose e sigurt, por do t’ju çojë në telashe të caktuara.

Gjithashtu, një arsye tjetër pse ëndërrojmë për ish-të dashuruarit është frika se mos lëndohemi. Shumë prej tyre kanë frikë nga marrëdhëniet e reja nga frika se mos lëndohen, veçanërisht nëse kanë pasur një ndarje të dhimbshme. Më pas, filloni të kujtoni momente të vështira dhe është e mundur që disa prej tyre t’ju vijnë në ëndërr.

Së fundi, ëndrrat për një ish-dashuri mund të nënkuptojnë gjithashtu se ju keni mbetur të pashprehur në atë marrëdhënie dhe se duhet të shpjegoni veten ose të merrni shpjegimin e nevojshëm, gjë që shpesh ndodh për marrëdhëniet që përfunduan papritur ose pa përshëndetje.

LEXO EDHE:

Back to top button