Çfarë po ndodh mes Bradley Cooper dhe Jennifer Garner?


Bradley Cooper dhe Jennifer Garner u fotografuan teksa shijonin disa rreze dielli në Malibu, në shoqërinë e Lea De Seine Shayk Cooper, vajza e Bradley-t me Irina Shayk.

Në foto vështirë të përflitet për ndonjë romancë, megjithatë nuk përjashtohet si mundësi. Të dy i kanë dhënë fund marrëdhënieve të mëparshme. Një burim tha për TMZ se Garner është ndarë nga i dashuri John Miller, ndërkohë që burime për Page Six thonë se “mes tyre [Garner dhe Cooper] nuk po ndodh asnjë romancë”. “Ata janë miq dhe kështu kanë qenë gjithmonë.”

John Miller ishte i dashuri i parë i Jennifer Garner, pas divorcit me Ben Affleck në vitin 2015, procedurat e të cilit përfunduan në 2018-n. Sipas një burimi për US Weekly, Garner dhe Miller u ndanë sepse ky i fundit ishte gati për martesë, ndërsa ajo jo. Ndërkohë Bradley i dha fund raportit me Irina Shayk në 2019-n.

Përsa i përket Jennifer-Bradley, vërtet mund të mos ketë një romancë, por ka shumëëë dashuri mes tyre. Garner ka folur gjithnjë për marrëdhënien me Cooper. Në vitin 2018, kur aktori u nderua në American Cinematheque Awards, Jennifer u shpreh se ajo ishte një nga njerëzit e parë që Cooper ka takuar në Hollywood.

“E ftova në shtëpi dhe i përgatita një darkë. Ende ia përgatis. Ka diçka te njerëzit që janë të njëjtë edhe kur janë të suksesshëm dhe kur dështojnë që na bën t’i duam. Unë e njoh zemrën dhe stomakun e Bradley Cooper. Bradley, çfarë po ndodh tani me ty është një gëzim për të gjithë ata që të njohin, veçanërisht për ata që të njohin që prej fillimit. Je i mirëpritur në tryezën time në çdo kohë.”

LEXO EDHE:

Back to top button