Shqipëri, Rama: Kemi bërë rezervim për vaksinën antiCOVID


Kryeministri i Shqiperise Edi Rama deklaroi sot se qeveria shqiptare ka bërë rezervim për vaksinën e COVID-19 kur ajo të dalë.

Gjatë një takimi me mjekët e Spitalit Infektiv, ku trajtohen të infektuar me COVID-19, Kryeministri shqiptar tha se “kemi bërë një rezervim për vaksinën kur të dalë”.

“Është një histori më vete dhe do ta shohim në proces kur të dalë. Pa llogaritur edhe këta kompetentët e Facebook-ut, për çipa që do iu futen ne trup për t’i përgjuar ku do shkojnë e çfarë do bëjnë, që janë pjesë e një fantazie të një kohe të çmendur në këtë aspekt”, u shpreh ai.

“Edhe përsa i përket strukturave jemi përgatitur për ta zgjeruar kapacitetin pritës dhe trajtues”, – tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi gjithashtu se “kemi marrë masat për të rritur kapacitetet vaksinuese për të lehtësuar aspektin e gripit të stinës, sepse një trup më vulnerabël e merr goditjen më të fortë dhe është më i rrezikuar dhe vulnerabiliteti që krijon gripi i stinës e bën më të rrezikshëm edhe COVID-in. Kemi vendosur një financim të konsiderueshëm plus për vaksinimin falas”.

LEXO EDHE:

Back to top button